Këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismaili nuk po e zhvillon karrierën muzikore, nuk po bënë këngë e as nuk po shfaqet në publik.
Se mungesa e saj po vërehet, kjo vërtetohet lehtë, nga shkrimet, nga komentet e fansave, nga fjalët e të gjithë atyre që e duan Adelina Ismailin në skenë.
Derisa jeta artistike është në heshtje, ajo privatja po vlon nga një ngjarje që me gjasë e ka gëzuar këngëtaren, bashkëshortin, familjen dhe dashamirët, është fjala për shtatzëninë e yllit të skenës, shkruan “Kosovarja”.
Pavarësisht gëzimit, profili i saj në “Facebook” ende është në zi, për shkak të vdekjes së nënës së saj, zonjës Mona.
Temat
Showbiz