Ju bien flokët dhe ju çahen thonjtë, pse ndodhin këto probleme

Shpesh e gjeni veten të lodhur, ju merren mendtë, keni thonj të dobët që ju thyhen dhe flokë që këputen apo nuk dëgjoni mirë?

Nëse e pyesni veten se pse ndodh kjo, diheni se ka diçka që nuk shkon. Trupi juaj ka nevojë për magnez, i cili shërben si furnizues i antioksidantëve, ndihmon për zhvillimin e eshtrave, metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve dhe kolesterolit, si dhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Gjithashtu ky mineral ndihmon për të përthithur vitaminat B dhe C, të cilat kanë rol të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit mendor si dhe parandalojnë prekjen nga kanceri.

Për të shmangur marrjen e tij si suplement shtesë, zgjidhja më e mirë është të konsumoni, arra, fruta deti, spinaq, çaj të zi, fasule, banane, sojë, etj.

Mungesa në masë të madhe e magnezit, mund të çojë deri në verbim.

Temat
Shëndet

Të afërta