Ministri Klosi flet për ligjin e ri të arsimit profesional, ndryshimet

Ministri i Mirëqenies sociale Blendi Klosi u shpreh se arsimi profesional do të rregullohet me një ligj të ri.

Drafti i hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe në fund të vitit pritet të miratohet në parlament. Pr/ligji i jep mundësi shkollave profesionale të jenë autonome në rekrutimet e stafit pedagogjik, ndërsa ndryshon edhe sistemi i arsimit dhe i kualifikimit.

Drafti parashikon sistemin dual, 50% e mësimit të zhvillohet në banka dhe 50% e praktikës tek biznesi.

“Që asnjë kurs i qendrave tona të formimit profesional mos jetë sipas ideve të stafit pedagogjik, pro të jetë sipas kërkesave të bizneseve.

Propozimi i ri është që të kemi sisteme 2+2 pra në dy vitet e para që nxënësit të kuptojnë që a janë të zotët deri tek matura shtetërore dhe mos lejojmë këto 2+1+1 për të parë që asnjë nga nxënësit nuk kanë kanë zgjedhur 2+1+1.

Ju e thoni që s’ka nevojë por unë them se ka shumë nevojë. Nëse ju mendoni se na duhen vetëm jurist, ekonomistë dhe të diplomuar unë them se kemi shumë nevojë për kamerierë, kemi shumë nevojë për zanatçinj”, tha Klosi.

Sipas ministrit Klosi nga 16 mijë nxënës që kanë ndjekur këtë arsim një vitin 2013, numri është rritur me 22500 dhe 70% e të diplomuarve janë punësuar.

Temat
LajmeRajon

Të afërta