Festivali Ndërkombëtar i Monodramës 2016 e ka hapur siparin për të tetin vit rradhazi dhe u mbajt në qytetin e Pejës.
Në të morën pjesë 5 shtetet ndër të cilët Kosova dhe Shqipëria. Përfaqësues nga Shqipëria ka qenë aktori i madh i Teatrit Kombëtar, Mehdi Malkaj. Aktori shqiptar është kthyer me trofeun e aktorit më të mirë. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë Mehdi Malkaj përmes një statusi në Facebook:
“Sot u ktheva nga festivali nderkombetar i monodrames qe u zhvillua ne Pej te Kosoves me trofeun e aktorit me te mire falenderoj organizatoret dhe te gjithe koleget e tjere qe moren pjese ne kete feste te bukure miqet e mi dhe autorin faleminderit Vangjel Kozma”.
Temat
Showbiz