Një çift të moshuarish grek është arrestuar nga policia greke, pasi në automjetin e tyre janë gjetur 45 pako me drogë që ishte marrë në Shqipëri.
Policia greke ka sekuestruar 56 kg marijanë pranë zonës së Igumencisë. Lënda narkotike sipas policisë greke vinte nga Shqipëria. Gjatë kontrollit të policisë, afër kufirit me Shqipërinë, pasi kishin vërejtur lëvizje të dyshimta të automjetit, rezultoi se kishin një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike në automjet.
Dy shtetasit grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 64 vjeçe, e kishin fshehur marijuanën në makinë të ndarë në 45 pako. Policia përveç, marijuanës sekuestroi dhe dy aparate telefoni.
Fjalët kyçe
CIFTI
