Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se sulmi i fundit në kishën serbe “Sveti Nikolla” e cila ndodhet brenda kampusit universitar të Prishtinës, dëshmon se aty duhet menjëherë të vendoset mbrojtje e vazhdueshme e policisë, njofton Klan Kosova.
Duke dënuar aktin e fundit të vandalizmit, Stojanoviq tha se të gjitha kërkesat e mëparshme nga serbët për këtë vend të shenjtë për ta për mbrojtje 24-orëshe tregojnë se janë të justifikueshme.
“Është e papërgjegjshme nga policia për shkak se ata duhet të jenë përgjegjës për sigurimin e rendit, paqes dhe sigurisë. Në qoftë se ky vend është nën sulm të vazhdueshëm, është e qartë se është e nevojshme që të vendoset në mbrojtje të përhershme”, ka thënë Stojanoviq.
Fjalët kyçe
Branimir StojanoviqTemat
Opinione