Veseli në Bibliotekën Kombëtare, dëgjoi idetë dhe brengat e studentëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit.

Veseli me anë të një postimi në facebook ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në bibliotekë, ka biseduar me studentë për idetë dhe brengat e tyre.

“Gjatë qëndrimit në sallat e leximit, takova studentë me të cilët bisedova për idetë dhe brengat e tyre. Drejtuesve të Bibliotekës u premtova përkrahje në projektet zhvillimore, me fokus të veçantë në digjitalizimin e Bibliotekës sonë kombëtare. Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxitë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, ka shkruar Veseli.

14265085_643542092487667_4420370008726235035_n-300x208

veseli-me-studentet-650x358

Temat
Vend

Të afërta