Një skandal kishte përshfshirë spektaklin e bukurisë në vitin 2010, i cili në atë kohë ishte organizuar nga Agnesa Vuthaj.
Gjashtë konkurente ishin tërhequr nga gara vetëm një ditë para finalës së spektaklit, pasi kishin kuptuar se çmimi ishte shitur Morena Tarakut, e cila edhe është kurorëzuar me kuroren e më të bukures në Kosovë atë vit.
Gentiana Gashi, Arbnora Sylejmani, Kaltrina Neziri, Mergime Krasniqi, Edona Balidemaj dhe vajza me emrin Adelina janë kandidatet që ishin larguar nga gara në vitin 2010, pasi kishin akuzuar Agnesa Vuthajn për shitje të kurorës, e që në fakt ashtu ndodhi.
Agnesa Vuthaj është organizatore e eventit të Miss Kosova 2016 i cili do të mbahet sonte, në garë ku janë pjesëmarrëse 15 vajza, mungojnë përfaqesueset nga komunat e mëdha të Kosovës derisa në garë është edhe një vajzë nga Argjentina.
Me apo pa “dallavere” vajzat të cilat do të kurorëzohen sonte, do të përfaqësojnë Kosovën në Miss Universe dhe Miss Earth.

