Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka njoftuar se klienti i tij do të vazhdojë të mbrohet në liri deri në përfundim të procedurës penale.
“Gjykata e apelin ka konsideruar se nuk ka asnjë arsye ligjore që të ndryshohet aktvendimi me të cilin ata janë liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi është i plotfuqishëm apo i formës së prerë”, ka njoftuar Gashi.
Në liri do të mbrohen edhe të akuzuarit tjerë Hajrulla erisha dhe Nuhi Uka.
Njoftimi i Tomë Gashit:
Zotni Azem syla,do te mbrohet ne liri deri ne perfundim te procedures penale ne rastin ..Toka..
Sot gjykata e apelit ka refuzur ankesen e Prokurorit te eulexit me te cilen ankes aj ka kerkuar qe z. Azem Syla , z.Hajrulla Berisha dhe z.Nuhi Uka te rikthehen ne paraburgim pas lirimit te tyre me 25 gusht 2016
Gjykata e apelit ka konsideruar se nuk ka asnji arsye ligjore qe te ndryshohet aktvendimi me te cilin ata jan liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi eshte i plotfuqishem apo i formes se prere.
Daja dhe te tjertet do te mbrohen nga liria ne ket qeshtje penale.