Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare.
Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt.
“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore.
Sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare. HTH”, ka shkruar Thaçi.

