Nënpresidenti i Palermos, Guglielmo Micciche i ka bërë thirrje Mario Balotellit që të largohet nga Liverpooli dhe të transferohet në Sicili.
Ai ka konfirmuar se i kanë bërë një ofertë sulmuesit italian, dhe sipas tij kjo është një ofertë e mirë për të, ku do të merrte lidershipin te Palermo.
“Ne kemi bërë një ofertë, ai do të jetë lider këtu”, ka deklaruar Micciche, përcjell Lajmi.net.
“Është një operacion i vështirë, por ne do të përpiqemi. Do të ishte një goditje e madhe për presidentin Zamparini dhe një dhuratë për tifozët. Ne kemi bërë një ofertë, tani i mbetet atij dhe Liverpoolit që të vendos”.
“Palermo është vendi i duhur për të, ai i lind këtu dhe ne e konsiderojmë si një sicilian atë”, ka shtuar Micciche.
Mbetet të shihet në Balotelli do të pranojë ofertën e Palermos, pasi e di që të Liverpooli nuk ka asnjë mundësi që të zë vend në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp.