James Rodriguez mund të largohet nga Real Madrid në javën e ardhshme.
James Rodriguez mund të mos jetë pjesë e Real Madridit në sezonin e ri.
Mesfushori kolumbian është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë në Santiago Bernabeu.
Dhe, është i interesuar të gjejë një skuadër të re.
Kurse, tabloidi britanik “Sunday Express” raporton se Chelsea është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për transferimin e ish futbollistit të Monacos, përcjell “Lajmi.net”.
Antonio Conte e dëshiron Jamesin në Stamford Bridge dhe do ta tentojë blerjen e tij, deri në fund të afatit kalimtar të verës.