Historia e kësaj çante kushton më shumë se çdo çantë firmato (Foto)

Vizita e kryeministrit të Singaporit Lee Hsien Loong dhe bashkëshortes së tij Ho Ching në Shtëpinë e Bardhë ka qenë shumë ndryshe.

Zakonisht në të tilla raste bashkëshortet e qeveritarëve zgjedhin veshjet e tyre më elegante dhe aksesorët më të shtrenjtë, por zonja Ho Ching mesa duket nuk është e këtij mendimi.

Përveç veshjes së saj të thjeshtë, ajo gjatë vizitës në shtëpinë e çiftit presidencial kishte zgjedhur edhe një detaj tjetër të veçantë. Një çantë dore që kushtonte vetëm 15 dollarë, shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në të tilla vizita.

2_1471590710-4914967

Çanta me copë xhins të thjeshtë me figura dinozaurësh është dizenjuar nga një student autik singaporian i Shkollës Pathlight, shkolla e parë në vend e fokusuar tek autizmi. 19 vjeçari Seetoh Sheng Jie ishte i fiksuar pas dinozaurve që në fëmijëri dhe prandaj ka zgjedhur të printojë këto figura në çantë.

3_1471590724-3202094

Çdo artikull i krijuar nga studentët e Shkollës Pathlight shitet nga shitësit me pakicë dhe dizenjuesit marrin honorare nëpërmjet shitjeve të këtyre artikujve. Me këtë çantë prej cope, Ho Ching, ka mbështetur këtë ide madhështore të cilën e zhvillon në Shoqaten e Autizmit në Singapor.

Temat
Fun

Të afërta