Leonardo Bonuci është në negociata për vazhdimin e kontratës në Juventus.
Leonardo Bonucci nuk do të largohet nga Juventus.
Edhe pse u kërkua gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City, qendërmbrojtësi italian vendosi të mbetet me kampionin e Italisë.
Dhe, klubi është i gatshëm t’ia shpërblejë besnikërinë me kontratë të re në Torino, shkruan “Sky Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
Menaxheri i tij, Alessandro Lucci sot ka të caktuar një takim me drejtuesit e Juventusit për të biseduar për vazhdimin e kontratës.
Bonucci është i lidhur me Juventusin deri më 2019, por së shpejti do ta zgjasë kontratën, me të hyra më të mëdha.