Juventus është shumë pranë zyrtarizimit të shitjes së sulmuesit Simone Zaza në Wolfsburg.
Juventus është në përfundim të negociatave me Wolfsburgun për shitjen e sulmuesit Simone Zaza.
Reprezentuesi italian nuk është në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme miqësore kundër Espanyolit.
Andaj, “Sky Sport” raporton se Zaza do të udhëtojë për në Gjermani për të tentuar mbylljen e negociatave për kalimin e tij në Bundesligë, përcjell “Lajmi.net”.
Juventus kërkon 30 milionë euro për shitjen e ish sulmuesit të Sassuolos.
Fjalët kyçe
Juventus