Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Krojmir të Lipjanit, ku si pasojë ka vdekur një 35 vjeçar.
Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në mes një traktori dhe një veture.
Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura ka goditur nga pas traktorin, i cili ishte i ngarkuar me dru që përdorët për ngrohje me ç’rast ka humbur jetën 35 vjeçari nga fshati Shalë i Lipjanit.