Majlinda Kelmendi e ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të “Rio 2016”.
Xhudistja pejane e ka konsideruar medaljen e artë në Lojërat Olimpike si diçka speciale për të dhe për Kosovën.
“Kjo ishte hera e parë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe unë fitova medalje. Ishte diçka speciale, emocionuese dhe e jashtëzakonshme. E kam shijuar shumë sepse e kam bërë të lumtur gjithë popullin tim”, deklaroi Majlinda, përcjellë “Lajmi.net”.
Intervista e plotë e Majlindës do të publikohet së shpejti.
Fjalët kyçe
Majlinda KelmendiTemat
Sport