Kështu duket stadiumi ku do të luajë Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se stadiumi i ri i Shkodrës ka përfunduar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se stadiumi i ri i Shkodrës ka përfunduar. Duke shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, Rama shkruan me kënaqësi dhe entuziazëm:

“Loro Boriçi” i rilindur, gati për kolaudim në Miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018

Një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe përfaqësuesja e re e Kosovës.

Në këtë vepër, – nënvizon kreu i qeverisë në përfundim, – është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku.”

13873241_10153918501221523_2764756015403249216_n

13879378_10153918501356523_4611259501089708081_n

13924929_10153918501151523_1005827109900743718_n

13935120_10153918501411523_9191631931050868306_n

Capture-24-1024x356

ney_1470895935-9560988-9-1024x506

Temat
SportVend

Të afërta