Juventusi e ka fituar 3:2 miqësoren e luksit me skuadrën angleze, West Ham.
Zonja e Vjetër pati start më të mirë të ndeshjes, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Dybala dhe Mandzukic.
Vendasit u rikthyen në lojë kur shënoi dy herë Andy Caroll.
Por, fitoren Juventusit ia siguroi Simone Zaza, duke shënuar në fund të ndeshjes.