Majlinda Kelmendi nesër do të nis rrugëtimin për medalje olimpike në Rio.
Xhudistja kosovare raundin e parë do ta kalojë pa luftë, ndërsa në raundin e dytë, që i bie lufta e parë për të, sipas gjitha gjasave do ta ketë me francezen Priscilla Gneto.
Trajneri i Majlindës, Driton Kuka, për RTK-në ka thënë Gneto është një garuese shumë e papërshtatshme, duke parashikuar një sfidë të vështirë.
“Të them të drejtën Majlinda qysh në xhiron e parë do ta ketë sipas të gjitha gjasave kundërshtare njërën prej bartëseve, që realisht është edhe kundërshtarja më e papërshtatshme. Bëhet fjalë për nënkampionen evropiane, francezen Priscilla Gneto, me të cilën Majlinda është ballafaquar në Kazan në finale”, ka deklaruar Kuka për RTK-në, përcjellë Lajmi.net.
Temat
Sport
