Por, po e njëjta nuk vlen edhe për përcaktimin e kufijve në rastet e shpërbërjes së shteteve ekzistuese në shtete tjera të reja. Këtu, kufijtë administrativë shndërrohen në kufij shtetesh dhe për përcaktimin e tyre shfrytëzohen të gjitha dokumentet ekzistuese, përfshirë edhe dokumentet kadastrale.
Dy ekspertët e opozitës, Zejnullah Gruda dhe Enver Hasani, në dy argumentet kryesore të tyre ishin shumë kundërthënës me njëri-tjetrin, duke i bërë edhe më konfuze argumentet e kundërshtuesve të demarkacionit me Malin e Zi.
Derisa Gruda konstatoi se sipas të drejtës ndërkombëtare, kadastra nuk është kriter për demarkimin e kufijve, eksperti tjetër Enver Hasani konstatoi se të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë e kanë përdorur kadastrën si kriter për demarkim të kufijve, pa u përpjekur të elaborojnë qëndrimin e tyre karshi njëri-tjetrit, transmeton Indeksonline.
Gruda ka të drejtë kur flet për përcaktimin e kufirit në mes të shteteve ekzistuese, sepse nëse kanë konteste kufitare nuk përdoren dokumentet kadastrale.
Por, po e njëjta nuk vlen edhe për përcaktimin e kufijve në rastet e shpërbërjes së shteteve ekzistuese në shtete tjera të reja. Këtu, kufijtë administrativë shndërrohen në kufij shtetesh dhe për përcaktimin e tyre shfrytëzohen të gjitha dokumentet ekzistuese, përfshirë edhe dokumentet kadastrale.
Prandaj, eksperti tjetër Enver Hasani tregoi se të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë e kanë përdorur kadastrën si kriter.
Përdorimi i dokumenteve kadastrale është kundërshtuar edhe nga disa përfaqësues të tjerë të palës që kundërshton demarkacionin.
Por, një zyrtar ndërkombëtar, i njohur me procesin, për Indeksonline ka thënë se përdorimi i kadastrave nga pala kosovare ka edhe një interes pragmatik për Kosovën.
Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë demarkacionin e kufirit të tyre shumë shpejtë.
Serbia nuk ka zgjidhje përveçse të bëjë demarkacionin, nëse dëshiron të vazhdojë negociatat me BE-në për integrim në BE. Sipas tij, ky kufi më së miri përcaktohet në bazë të dokumenteve kadastrale që posedon Kosova.
“Nëse vihet precedenti tani në demarkacionin me Malin e Zi, Kosova do të mund të kërkojë të njëjtën edhe në demarkacionin me Serbinë”, u shpreh ky burim ndërkombëtar, duke thënë se “nuk është mirë pala kosovare të djeg këtë letër të mirë që e ka në duar”.