Evakuohen të gjithë udhëtarët e avionin të përplasur të ‘Emirates Airline’, nuk ka të lënduar (Foto)

Një avion i kompanisë ajrore “Emirates Airline” u përplas në momentin kur po ateronte në aeroportin e Dubait me 300 njerëz në bord, njoftojnë zyrtarët.
Zyra për media e qeverisë së Duabit ka thënë në Twitter se të gjithë udhëtarët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe se askush nuk është lënduar, përcjell Express.

Avioni “Boeing 777” po fluturonte nga qyteti indian Trivandrum për në Dubai.

Në total kanë qenë 275 udhëtarë si dhe ekuipazha në bord.

57a1bb15c461881a1b8b4575-1_1470221276-9438466

57a1bd4dc46188211b8b45a9_1470221276-6631913

co7jgj8wyaaekfc_1470221276-6712202

co7maezxyaerxvg_1470221276-9716017

Temat
BotëLajme

Të afërta