Baton Haxhiu refuzon të udhëheq debatin e nesërm për Demarkacion

Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu, një ditë para zhvillimit të Debatit për Demarkacioni në Kuvendin e Kosovës, ka hequr dorë nga drejtimi i tij.

Gazeta Express merr vesh se Haxhiu ka refuzuar ta drejtojë debatin në fjalë, pasi përmbajtja e tij është një çështje krejtësisht politike, dhe se sipas tij janë politikanët ata që duhet të marrin përgjithësi.

Se kush do të jetë udhëheqësi i ri i këtij debati, pritet të merret vesh pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e thirrur në ora 17:00.

Debati për Demarkacionin mbahet të mërkurën në ora 10:00.

Temat
LajmeVend

Të afërta