Lionel Messi ka vënë në dyshime të ardhmen te Barcelona pas dënimit nga Gjykata e Barcelonës për evazion fiskal
Dënimi i Lionel Messit nga Gjykata e Barcelonës, për evazion fiskal, me 21 muaj burg me kushte mund t’i prishë shumë pune kampionit të Spanjës.
E përditshmja sportive madrilene, Marca, shkruan se ylli argjentinas ka vënë në dyshime të ardhmen te Barcelona pas dënimit.
Kështu, ky dënim ka bërë që argjentinasi të mendojë nëse do të vazhdojë ose jo kontratën në Camp Nou.
Dënimi i Messit ua ka shtuar shpresat disa klubeve, përfshirë Chelsean, që ta transferojnë në radhët e tyre. /Express.

