Fotografitë e një femre duke ecur me mund në një rrugë të përmbytur nga uji duke e mbajtur në shpinë të dashurin e saj, janë bërë hit në Weibo kohët e fundit.
Moti i vazhdueshëm me shi ka bërë që shumë qytete në Kinë të mbesin të përmbytura nga uji, veçanërisht në Wuhan, aty ku qendra e transportit publik të qytetit është përmbytur nga uji.
Përderisa disa njerëz kërkojnë alternativa të ndryshme për të kaluar nëpër ujë, disa të tjerë përdorin të dashurat e tyre, transmeton Gazeta Express.
Kështu, në vend që të sillej si një zotëri, një burrë i kërkoi të dashurës së tij që ta mbarte atë në shpinë, kështu që këpucët e tij të shtrenjta të mos lageshin nga uji.
Në fotografitë e publikuara online, e dashura e tij shihet duke e mbartur atë përderisa ai buzëqeshë.



