Shkon në 250 numri i të vdekurve nga sulmi në Bagdad

Njoftohet se është rritur në 250 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria irakiane e Shëndetësisë theksohet se nga sulmi i ndodhur në zonën Karrada në qendër të Bagdadit numri i të vrarëve është rritur në 250 , ndërsa numri i të plagosurve në 200, shkruan AA.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se nuk është e mundur të kryhet identifikimi i 150 trupave në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për arsyen se janë të djegur plotësisht.

Sulmin me bombë në zonën Karrada në qendër të Bagdatit e pati marrë përsipër organizata terroriste DAESH, ndërsa në vend ishte shpallur 3 ditë zi kombëtare.

Ndërsa presidenti i Irakut Fuad Masum kishte njoftuar se për shkak të sulmit terrorist në Bagdad nuk do të kryheshin festimet për Fitër Bajramin.

Temat
BotëLajme

Të afërta