Në ndeshjen Poloni – Portugali, një tifoz u fut në fushë duke tentuar që ta përqafojë Cristiano Ronaldon.
Shamshir Karimi, tifozi që hyri në fushë gjatë ndeshjes Poloni – Portugali, për ta përqafuar Cristiano Ronaldon, është dënuar me 500 euro për këtë veprim.
Karimit gjithashtu i është ndaluar hyrja në Francë për një muaj, përcjell Lajmi.net nga Goal.
Gjatë këtij Evropiani, një fans ia kishte dalë që të bënte “Selfie” me yllin portugez, pasi ky i fundit nuk i lejoi sigurimin që ta largonin atë pa e arritur qëllimin.