Për “këto krime” në ballin e kryeministrit është vënë edhe një njollë e kuqe, si shenjë e “plumbit në kokë” dhe “pushkatimit”.
Një grafit i ri është parë sot në Prishtinë. Bëhet fjalë për grafitin në rrugën “Rexhep Luci” ku shihet kryeministri, Isa Mustafa.
Në grafit shkruan sikur Isa Mustafa kërkohet për “krime si seksizëm, korrupsion dhe të tjera”, raporton lajmi.net.
Për “këto krime” në ballin e kryeministrit është vënë edhe një njollë e kuqe, si shenjë e “plumbit në kokë” dhe “pushkatimit”.
Nuk është hera e parë që në Prishtinë, por edhe në qytete tjera janë parë grafitë të ngjashme dhe me prapavijë të qartë politike.

