Antonio Conte ka folur në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër Gjermanisë.
Përzgjedhësi i Italisë ka dhënë lajmin e madh për rikthimin e mesfushorit Daniele De Rossi, për të cilin fillimisht thuhej që do të mungojë.
“De Rossi duhet të jetë në 120%-shin e formës së tij nesër. Jam i bindur që do të jetë i gatshëm”, deklaroi Conte.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Gjermania është një kundërshtar i fortë, një ekip më i fortë se Spanja. Është një skuadër e kompletuar, por të shohim se çfarë do të ndodh në fushë”, shtoi Conte.


