Peticioni për referendumin e dytë në Britani hetohet për mashtrim

Thirrja për një referendum të dytë në lidhje me qëndrimin në BE po përballet më akuzat të forta për mashtrim pasi disa përdorues të Twitter kanë bërë më dije së shumë njerëz po nënshkruajnë nga jashtë Britanisë së Madhe.

Helen Jones,e cila kryeson komitetin e peticioneve ndërpartiake, tha në një deklaratë të postuar në Twitter se është duke marrë “shumë seriozisht” akuzat e mashtrimit.

“Njerëzit që kanë shtuar firma mashtruese në këtë peticion duhet të dinë se po dëmtojnë kauzën të cilën pretendojnë se janë duke e mbështetur” tha ajo.

Komiteti do të shqyrtojë kërkesën në mbledhjen e tij javën e ardhshme dhe të vendosë nëse për të caktuar një debat mbi të tha zonja Jones.

Peticioni ka më shumë nënshkrime se çdo tjetër në faqen e Parlamentit në internet.

13515169_1150053801723769_1039209143_n

Temat
BotëLajme

Të afërta