Etrit Berisha nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Lazio gjatë kësaj vere.
Etrit Berisha, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka deklaruar se do të largohet nga skuadra e Lazios nëse nuk do të jetë titullar.
Ai për mediumet italiane ka thënë se më nuk e pranon rolin e rezervistit, pasi dëshiron të luajë vazhdimisht.
“Në edicionin e fundit nuk pata hapësirë të mjaftueshme te Lazio dhe asnjë lojtar nuk e dëshiron rolin e rezervistit.
Unë do të flas me krerët e klubit dhe trajnerin e ri për ta kuptuar projektin që e ka. Në Romë ndihem mirë, por nuk dua të qëndroj edhe një vit në bankën rezervë.
Largimi është opsioni më i mirë në këtë rast”, ka deklaruar Berisha.
Fjalët kyçe
Etrit BerishaTemat
Sport