Edhe këtë javë në Prime është diskutuar e kaluara e Krisë.
Ky është një debat i gjatë që herë pas herë shpërfaqet për Krinë dhe të kaluarën e saj.
Ishte Dodo së pari që dëshi ta qet Krinë si një gënjeshtare, mirëpo Produksioni i nxjerri dokumentet për të kaluarën e saj.
Pra, Dodo ishte ajo që në fund doli se tha të pavërteta.
Mëgjithatë, së fundmi është Luani, i dashuri i Dodos, dy banorët që ishin pjesë e It’s My Home që ka biseduar me babain e Krisë.
Ata përmes një lidhje direkte në rrjete sociale kanë biseduar për Krinë, e që pastaj ajo video filloi të bëhej virale.
Megjithatë, Produksioni ka ftuar Luanin dhe babain e Krisë, por edhe këdo që dëshiron të flasin për këtë temë.
Produksioni i fton në njërin prej Prime, kurdo që ata duan që të vijnë dhe të tregojnë historinë, sidomos babain e Krisë.
Kri gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron një baba si ai, pasi që, e kishte lën në jetimore dhe asnjëherë nuk ka dashur të bisedoj me të.
Mëgjithatë, pas kësaj ftese pritet të shohim se çfarë vendimi do të merr babai i Krisë, dhe a do të ketë guxim të vjen në Prime e të përballet me historinë e tij.
Më poshtë shihni pamjet.