Çoçaj dënohet me tri vjet burg, Zafir Berisha: Janë pak

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë në akuzat për keqpërdorim.

Çoçaj është dënuar me tri vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj, ndërsa, i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Lexo edhe: Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, dënohet me tri vjet burg

Ata akuzoheshin për keqpërdorim të parave të dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Remzi Ademaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Nismës për Kosovën në Prizren, Zafir Berisha, i cili ka thënë se janë pak 3 vjet burg për taksat e qytetarëve që i ka keqpërdor, por është dashur edhe 10 vjet burg për njëllosje të komandant Petritit dhe vlerave të UÇK-së.

“Të gjithë ata që kanë përfituar dhe përfitojnë në emër të luftës së lavdishme të UÇK-së, do t’i pret dënimi herët a vonë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta