Haradinaj konfirmon: Autostrada për Gjilan do të bëhet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj Komune, Rexhep Kadriu.

Në takim kryeministri Haradinaj ka konfirmuar se autostrada për Gjilan do të bëhet dhe deklaratat për heqjen dorë të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ky projekt janë thashetheme elektorale.

Haradinaj ka pranuar kërkesën e nënkryetarit Kadriu për ri-ndërtimin e kapërderdhësës në Pendën e Përlepnicës, të cilën është zotuar se do ta procedojë tek autoritetet qeveritare për realizim.

Temat
LajmeVend

Të afërta