Mane është suspenduar me tri ndeshje pas ndërhyrjes së ashpër në portierin e Manchester City, Ederson Moraes.
Federata Angleze e Futbollit e ka dënuar Sadio Manen me tri ndeshje mos lojë pas ndërhyrjes së ashpër në portierin e Manchester City, Ederson, transmeton Gazeta Express.
Mane ndërhyri ashpër në portierin, Ederson Moraes, në sfidën që Manchester City e fitoi 5:0 ndaj Liverpoolit.
Gjithçka ndodhi në minutën e 37’të, çka edhe dashtë që portieri brazilian të lëshojë fushën, teksa Mane u ndëshkua direkt me të kuq. /Gazeta Express/