Juventusi ika lënë jashtë skuadrës Giorgio Chiellinin dhe Mario Mandzukicin për ndeshjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse dyshja kanë stërvitur të hënën me skuadrën, ueb faqja e klubit e ka publikuar listën e skuadrës ku shihet mungesa.
Chiellini sipas ueb faqes do të mungojë pasi ka nevojë ende për tu rikuperuar, ndërsa sulmuesi pësoi një dëmtim ndaj Chievos dhe shkaku i ngarkesave të shumta ai duhet të pushojë.
Juan Cuadrado është i suspenduar, ndërsa Benedikt Howedes, është duke e ndjekur një plan trajnimi me Claudio Marchision dhe Sami Khedira, që po ashtu janë të dëmtuar.
Alex Sandro është kthyer në skuadër pasi një gripi që kishte.
