Kerry: Vrasja e deputetes britanike, sulm kundër gjithë demokratëve

Vrasja e deputetes britanike, Jo Cox, gjatë fushatës së referendumit mbi Bashkimin Evropian është një sulm kundër gjithë përkrahësve të demokracisë, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Shpreh dhimbjet e mia më të thella kur shoh se një parlamentare e re, që dukshëm ishte një grua e re me shumë talent, është vrarë duke ushtruar funksionin e saj në rrethin e saj.

Lexo edhe: Vdes deputetja britanike e qëlluar me armë dhe thikë

Është një sulm kundër të gjithë atyre për të cilët demokracia ka interes dhe që kanë besim në të”, theksoi ai.

jo cox

Temat
BotëLajme

Të afërta