Një 30 vjeçar nga Tirana ka përfunduar pas hekurave pas denoncimit që i ka bërë në polici një e re nga kryeqytetit.
Sipas policisë së Tiranës, ai është arrestuar një ditë më parë rreth orës 11:00, në Tiranë, një person i cili akuzohet se ka përndjekur për një periudhë 2 javore një vajzë banuese në kryeqytet.
Sipas burimeve nga Policia, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Zh., vjeç 30, banues në Tiranë. Pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, për një periudhë 2 javore, ka përndjekur shtetasen E. K., vjeç 26, banuese në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal. /Gazeta Express/
