Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë. Pasdite do të ketë vranësira lokale, ndërsa në rajonin perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të stuhive dhe reshjeve të shiut.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 31 deri 38 gradë celcius.
Në Shkup gjithashtu do të mbajë mot me diell, me tmperaturë maksimale prej 37 gradë.
Edhe në ditëtë në vijim do të mbajë mot i nxehtë, me rritje të vogla të temperaturës maksimale, që deri të mërkurën do të shkojnë deri në 39 gradë. Mot edhe më të nxehtë sinoptikët paralajmërojnë nga e enjtja, kur vende-vende zhiva në termometër do të tejkalojë shkallën e 40-të.
