Kush është Migena Panariti, mësuesja – sportiste që vuri me “shpatulla pas murit” Edi Ramën

Turin e dëgjesave kryeministri Edi Rama e vijoi në qytetin e Korçës.

Aty ku u përball me ankesat e qytetarëve për pronat, papunësinë etj.

Por në këtë dëgjesë Rama u përball me një situatë të papritur.

Mësuesja e fizkulturës, sportistja Migena Panariti teksa ngriti problemet e sportit pyeti Ramën se sa herë e ka veshur fanellën e kombëtares si basketbollist.

Panariti: Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?

Rama: Po ça hyn kjo?

Panariti: Jo, dua ta di. Se unë e kam veshur tërë jetën. Ti duhet të më kuptosh se je sportist vetë. Unë s’mund të bëhen basketbolliste, por as ju nuk mund të bëheni atlet. Unë dua që të vlerësohet puna e ne sportistëve. Kam gjithë ato medalje dhe asnjë vlerësim. S’mund të paguhem sa një mësuskë e thjeshtë. Ose të paktën të na ulen orët e mësimit, edhe të ndihemi më rehat.

Ja kam thënë Nikos këtë, ja them edhe Edit, s’e kam problem. Se më kupton, është sportist. Edhe Ilirit, ia them (Metës) se dhe ai sportist është. Po mos na kuptuat ju që jeni të sportit kush do na kuptojë në.

Ndaj mos na hajdeni vetëm për votën, pro edhe për të na zgjidhur problemet./Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta