Drogë në bahçe dhe fuçi, gjirokastriti dhe vlonjati përfundojnë në pranga

Pesë kilogramë kanabis ka zbuluar policia e Gjirokastrës në banesën e një 23-vjeçari në lagjen “Dunavat i Parë”.

Kejvi Loloçi u arrestua në flagrancë pasi gjatë një kontrolli të policisë në ambientet jashtë banesës, në një fuçi, ju gjet 5 kg Cannabis Sattiva.

Ndërkohë në Vlorë, Oriol Zenelaj, 30 vjeç, u arrestua pas informacioneve që policia mori për të në rrugë operative. Në oborrin e banesës së tij, në një sipërfaqe prej 10 m2, u zbuluian 6 bimë narkotike të llojit Cannabis Sttiva.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta