Giggs mendon se Perisic mund ta forcojë shumë skuadrën e Jose Mourinhos.
Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, beson se arritja e Ivan Perisic mund të jetë shumë pozitive për “Djajtë e Kuq”.
Giggs mendon se me ardhjen e Perisic, atëherë Rashford, Martial e Mkhitaryan do të punojnë shumë më shumë për të përmirësuar lojën e tyre, për shkak të konkurrencës.
“Mund të jetë një nxitje për gjithë lojtarët. Nuk do të jenë vetëm tifozët të lumtur me këtë arritje, por edhe lojtarët, kur arrin një futbollist i ri”.
“Nëse ai vjen, atëherë lojtarë si Marcus Rashford, Henrikh Mkhitaryan dhe Anthony Martial duhet të punojnë më shumë”, deklaroi Giggs. /Gazeta Express/

