Vrasja e Gazmend Çollakut, ADN e gjakut nuk i përket të arrestuarit!

Gjyqi për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut ka vijuar këtë herë me administrimin e provave shkresore.

Para gjykatës u paraqitën rezultatet e analizave të ADN-së së gjakut të gjetur në makinën në vendngjarje ku u gjet Çollaku, si dhe të gjakut të gjendur në makinën e Dalipajt.

Nga analizat ka rezultuar se gjaku i gjetur në dy mjetet nuk i përket as Shtrazës dhe as Ervin Dalipajt, personi tjetër i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut. Por që çështja ndaj tij u pushua pas ekzekutimit të tij një muaj më parë, shkruan OraNews.

Ndërkohë këtë seancë pritej dhe shfaqja e pamjeve filmike të kamerave te sigurisë të parkingut te pallatit ku u rrëmbye Çollaku.

Këtë here këto pamje nuk u bënë të mundura të shfaqen për shkak të një defekti teknik në kompjuterin e gjykatës, dhe shfaqja e tyre pritet të behet në seancën e radhës.

Për vrasjen dhe më pas zhdukjen e Gazmend Çollakut aktualisht ndodhet i arrestuar vetëm Denis Shtraza.

Ndërkohë ky i fundit ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje.

Temat
LajmeRajon

Të afërta