Ja kush e përbën Këshillin për reforma të gjyqësorit në Maqedoni

Profesorët universitarë, Borce Davitkovski, Ljubomir Fërçkovski, Gordan Kallajxhiev, Mirjana Najcevska, Besa Arifi dhe Mersim Maksuti janë pjesë e Këshillit për reforma në gjyqësor. Këshilli është formuar nga ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji të hënën, kurse informacionin për A1on.mk e ka konfirmua Najçevska.

Një pjesë e këshillit do të jenë gjykatësi suprem Faik Arslani, kryetari i Gjykatës së Apelit Gostivar Shefajet Hajdari, kryetar i Gjykatës Administrative Burim Sejdini dhe kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 2 Ilir Sulejmani. Pjesë e ekipit do të jenë Mirjana Lazarova – Trajkovska dhe Margarita Caca – Nikoloska, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Përfaqësuese nga Gjykata Kushtetuese do të jetë gjykatësja Natasha Gaber – Damjanovska.

Këshilli është pjesë e programit të Qeverisë 3-6-9 dhe përbëhet nga 17 anëtarë të jashtëm dhe pesë anëtarë nga Ministria e Drejtësisë. Kryetar i Këshillit është Ministri i Drejtësisë dhe zëvendësi i tij është zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski.

Temat
LajmeRajon

Të afërta