“Oferta e duhur ende nuk ka ardhur për Perisicin”, kështu thotë drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini.
Manchester Unitedi është duke insistuar për anësorin e interit, Ivan Perisic, por hezitojnë të takohen për ofertën e kërkuar nga klubi italian prej 55 milionë eurove.
Nëse “Djajtë e Kuq” nuk pranojnë kushtet e Interit, lojtari nuk do të largohet nga Serie A.
Kështu ka lënë të kuptohet drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini, i cili tha se Zi Kaltrit ende nuk kanë marrë ofertën e duhur që të shesin kroatin.
“Të gjithë e dini se çfarë duam”, iu përgjigj gazetarëve Sabatini, para se të largohet për në Kinë.
“Oferta e duhur ende nuk ka ardhur”, shtoi Sabatini. /Gazeta Express/

