Pep Guardiola e ka konfirmuar se janë të interesuar për mbrojtësin e Real Madridit, Danilo
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola edhe zyrtarisht ka njoftuar se janë në bisedime për mbrojtësin brazilian, Danilo.
Ai tha se marrëveshja ende nuk është arritur dhe nuk mund të flas shumë për shkak të respektit për Real Madridin.
“Ne kemi shumë opsione, por marrëveshja për Danilon ende nuk ka përfunduar dhe deri sa të përfundojë nuk mund të them asgjë për shkak të respektit për klubet tjera, por ai është një nga opsionet që kemi”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.
“Ai është lojtar i Real Madridit, por nuk jemi duke biseduar me shumë lojtarë që do të vijnë, vetëm me tre ose katër futbollistë. Ata nuk do të vijnë vetëm për një vit, por për tri, katër ose pesë vitet e ardhshme, sepse të gjithë janë lojtarë të rinj”, tha në fund ai.
Për Danilon është duke u interesuar edhe skuadra e Chelseat, ndërsa vlera e lojtarit është 30 milionë euro. /Express/

