Arber Zeneli, ylli i përfaqësueses së Kosovës, është pranë transferimit në Serie A
Mesfushori kosovar, Arber Zeneli gjatë kësaj vere pritet ta bëjë një hap të madh në karrierë.
Anëtari i ekipit holandez, Heerenveen, po kërkohet nga skuadra e Napolit, shkruan Gazzetta dello Sport.
Pasi ka dështuar ta transferoi Alejandro Berenguer Remiro nga Osasuna, Napoli ia ka vërë syrin Zenelit, përcjell Express.
Zeneli është pjesë e Heerenveenit që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga ekipi suedez, Elfsbirg.
Përveç Zenelit, edhe mesfushori i Luzernit, Hekuran Kryeziu mund të transferohet në Serie A. Reprezentuesi i Kosovës ka oferta nga Genoa, Lazio e Bologna. /Express/

