Kjo është puna e parë që do të bëjë Panucci te Shqipëria

Trajneri italian, Christian Panucci qysh sot do të nis punën në Kombëtaren shqiptare

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, do të fillojë menjëherë nga puna duke vëzhguar nga afër skuadrat shqiptare që luajnë në kupat e Evropës.

Ai do të jetë i pranishëm sot në mbrëmje në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e kthimit mes Kukësit dhe Sherif Tiraspolit, i vlefshëm për turrin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Ndërsa, nesër 44-vjeçari italian do të udhëtojë drejt Korçës ku do të shohë nga afër takimin e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe FC Kairat

Temat
BotëSport

Të afërta