Përfundon gjithçka, nga Milani transferohet në Juventus

Mattia De Sciglio do ta veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Mattia De Sciglio është larguar nga Milani në Kinë për të kompletuar transferim te Juventus, raportojnë mediat italiane, transmeton Gazeta Express.

Gjatë ditës u raportua se transferimi do të kompletohet këtë javë dhe tashmë lojtari është largua nga ekipi i Montellas, ai nuk është i pranishëm as në stol në miqësoren ndaj Borussia Dortmundit.

De Sciglio pritet t’i kryejë nesër testet mjekësore te Juve, derisa portieri, Wojciech Szczesny, tashmë ka arritur në Torino, percjell Gazeta Express.

Rezervistët për bankën rezervë: Donnarumma A., Donnarumma G., Antonelli, Gabbia, Gomez, Musacchio, Calhanoglu, Crociata, Sosa, Zanellato, Cutrone.

Temat
BotëSport

Të afërta