Punë e kryer, përforcimi i ri i Juventusit arrin në Torino (Foto)

Szczesny ka arritur në Torino për të kompletuar transferimin te Juve.

Wojciech Szczesny, që ishte i huazuar nga Arsenali për dy sezone te Roma, tashmë ka arritur në Torino, për ta kompletuar transferimin te Juventusi.

Është klubi që ka bërë të ditur arritjen e 27 vjeçarit, që shihet si pas ardhës i Gianluigi Buffon, ky i fundit raportohet se do të pensionohet në vitin 2018.

Szczesny pritet t’i kryejë sot testet mjekësore para se të prezantohet te “Zonja e Vjetër”, për t’iu bashkuar më pas skuadrës në parasezon. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta